75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / MSH

Murati jep detaje mbi skemën për punësimin e qytetarëve mbajtës të familjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar më shumë detaje mbi skemën e re të Qeverisë që është “Qeveria për familjet”.

Skema parasheh që të subvencionohen 70 për qind të gjitha bizneset që punësojnë punëtorë që mbajnë familjen, domëthënë që nuk kanë asnjë anëtar tjetër të familjes të punësuar.

Sipas Muratit, ky projekt vjen si pasim i pakos së ringjalljes ekonomike dhe se parasheh të minimizojë numrin e të papunësuarve.

“Punëkërkuesit, pra mbajtësit e familjes, për të përfituar nga kjo masë, duhet të jenë të moshës punës (18 deri 64 vjeç), të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar, dhe të jenë të regjistruar si të papunësuar” ka thënë Murati.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se bizneset që planifikojnë të bëhen pjesë e kësaj mbulueshmërie duhet të plotësojnë disa kushte, duke përfshirë në aplikim dëshminë e regjistrimit të biznesit dhe se nuk kanë të drejtë të aplikojnë këtë masë ne më shumë se 30 për qind të të punësuarve.

Tutje, ministri njoftoi se sot do të publikohen thirrjet për aplikim dhe se më shumë detaje dhe çasje në to, qytetarët mund të kenë tek të zyret e punësimit në vend.