15:00 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / B O

Murati kërkon që të ndërpritet greva: Nuk pranojmë kushtëzime në kurriz të fëmijëve

hekuran murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga BSPK-ja dhe SBAShK që të ndërpresin grevën, e cila ka filluar ditë më parë.

Megjithatë, të hënën në konferencë për medie, Murati tha se nuk do të pranojnë asnjë kushtëzim në kurriz të fëmijëve.

Ai tha se Projektligji për paga do të procedohet Kuvend sapo të kthehet legjislativi nga pushimi.

Ndërkohë, theksoi se praktikat edhe konventat ndërkombëtare nuk i obligojnë punëdhënësit për t’i paguar punëtorët që janë në grevë.