09:54 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Murati: Kosova – produkt i përpjekjeve gjithëshqiptare

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë në emisionin Pressing në T7 se futbolli nuk duhet të jetë arsye për përçarje. Përkundrazi ai duhet të përdoret për avancim të pozitës së kombit shqiptar në rajon.

“Kemi pasur përfaqësim të denjë në futboll. Sporti ka fuqi të madhe, por gjithsesi futbolli nuk duhet të jetë arsyeja e përçarjes. Nuk jemi duke ndërtuar komb tjetër, ne jemi shqiptar”, tha Murati.

“Kosova është produkt i përpjekjeve gjithëshqiptare. Vetë pavarësia ka ardhur si rezultat i luftës së shqiptarëve”