75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / MSH

Murati: Kurrë më parë nuk ka pasur më shumë mbështetje për punësimin e të rinjve sesa tani

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se synim i qeverisë është shtimi i vendeve të punës, ka prezantuar disa të dhëna duke bërë krahasim midis periudhash.

Ai ka theksuar se në korrik të vitit 2023 numri i të rinjve të punësuar ka qenë mbi 60 mijë.

“Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën”, është shprehur Murati.

“Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit tonë”.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria.

“Një gjë tjetër që vërehet, është se nga të gjitha punësimet e reja që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjysma e punësimeve të reja janë vajza. Kësisoj, duke e përmirësuar edhe raportin gjinor të të punësuarve nga 62:38 djem VS vajza, në 56:44 djem VS vajza”.

“Pra, jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve si asnjëherë më parë, por kemi edhe rritje të pjesëmarrjes së vajzave e grave në tregun e punës”.

May be an image of text that says '65,000 60,000 Djem 15-24 Punësimii të rinjve (punë primare) Vajza 15-24 --Gjithsej -Gjithsej15-24 15-24 55,000 50,000 45,000 40,000 60,884 35,000 41,232 50,843 30,000 28,293 25,000 17,500 20,000 15,000 34,248 10,793 10,000 5,000 26,636 2021M01 2021M02 2021M03 2021M04 2021M05 2021M06 2021M07 2021M08 2021M09 2021M10 2021M11 2021M12 2022M01 2022M02 2022M04 2022M03 2022M05 022M 2022M06 2022M07 2022M08 2022M09 2022M10 2022M11 2022M12 2023M01 2023M02 2023M03 2023M04 2023MO 2023M05 2023M06 2023M07 2023/07'