75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Murati: Me Limajn biseduam për mundësitë e një bashkëpunimi zgjedhor, jemi në komunikim me PDK-në

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pati takim me kryetarin e subjektit politik, Lëvizja për Bashkim, Valon Murati.

Ky i fundit për Indeksonline tregoi se çka u bisedua në takimin me Limajn.

“Biseduam për mundësitë e një bashkëpunimi zgjedhor dhe paszgjedhor. Por nuk ka diç konkrete.”, u shprehë ai.

Tutje, ai tregoi se përveç Nismës, Lëvizja për Bashkim është në komunikim edhe me një parti tjetër.

“Jemi në komunikim edhe me PDK-në.”, përfundoi ai. /Indeksonline/