19:34 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Murati: Mërgata për Kosovën, investimi në Bonot arrin në rreth 7 milionë euro

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se ka arritur në rreth 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës.

Po ashtu Murati tregoi që mërgata po preferon investimin më afatgjatë në vend, pasi që mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare, shkruan Indeksonline.

“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro.

Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

Mërgata për Kosovën“, ka shkruar Murati./Indeksonline/