75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 22 Prill 2022 / OSH

Murati nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për mbështetje prej 51 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale, që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Gjatë takimeve pranverore në Washington DC, kisha nderin të nënshkruaj edhe një marrëveshje me Bankën Botërore, përfaqësuar nga znj. Anna Bjerde, zv.presidente për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

“Gjatë takimit, diskutuam edhe për projekte tjera që parashihet të fillojnë realizimin në të ardhmen, në fushën e digjitalizimit dhe ambientit”, shtoi ministri.