14:30 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / LB

Murati: Nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi me gjenerata tjera për dhënien e shtesave për fëmijë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi i dhënies së shtesave për fëmijë.

Aktualisht, shtesa marrin fëmijët e lindur nga 1 janari 2015 e këtej.

“Nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi edhe me gjeneratat tjera (2014, 2013, 2012 etj.), për të përmbushur kësisoj në tërësi premtimin  se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

Postimi i plotë i ministrit të Financave:

Me miratimin e rishikimit të buxhetit sot, na bëhet e mundshme që duke filluar nga muaji i ardhshëm, të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat e fëmijëve.

Aktualisht, shtesa marrin fëmijët e lindur nga 1 janari 2015 e këtej.

Nga muaji i ardhshëm, do të fillojë zgjerimi edhe me gjeneratat tjera (2014, 2013, 2012 etj.), për të përmbushur kësisoj në tërësi premtimin  se do të ketë shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare.