75 Mall Live Search
12:16 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Gj. Sh

Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për shkelje të Kushtetutës, duke mos marrë pjesë në votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Murati tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon qartë se votimi i fshehtë është i lejuar dhe se çdo deputet prezent ka detyrimin të marrë pjesë.

“Kemi parë mbi 30 herë partitë opozitare teksa refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues për votimin e fshehtë, dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, deri tani ndoshta mund të kenë pasur arsye. Tashmë ne e kemi lexuar aktgjykimin i cili në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë. Votimi i fshehtë e thekson se deputetët mund të votojnë në votë të fshehtë dhe që është detyrim i secilit deputet prezent të marrë pjesë në votim. Ata që shkelën vetë Kushtetutën ishin deputetët e opozitës duke mos marrë pjesë në votim, shkelësit e Kushtetutës edhe në këtë seancë, tanimë të konfirmuar nga aktgjykimi. Kemi dëgjuar pretendojnë që përmes juristëve të japin interpretime mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.”