22:33 / E Premte, 21 Korrik 2023 / MSH

Murati, opozitës: Vet nuk e rritet pagën minimale, tash që e rritëm ne po tentoni ta bllokoni, pse kaq shumë urrejtje?

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pasi AAK-ja e çoi sot në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për pagën minimale.

Murati thotë se për më shumë se një dekadë, ish-qeveritë e kanë lënë pagën minimale nga 130 deri në 170 euro, e sot e çuan në Kushtetuese rritjen e propozuar nga Qeveria.

“Lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë” tha mes të tjerash Murati.

Ai pyeti se përse ka kaq shumë urrejtje nga opozita.

Ky është reagimi i plotë i ministrit të Financave:

80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.

Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale.

Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.

Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë.

Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!