75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / MSH

Murati: Paga minimale është bërë 350 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se paga minimale e re është bërë 350 euro në muaj.

Njoftimin, Murati e ka bërë publik në Facebook, teksa Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vijuar mbledhjen e ministrave.

Po në këtë takim, kryeministri Albin Kurti deklaroi se kjo është hera e dytë që paga minimale rritet gjatë mandatit të tyre.

“Me hyrjen ne fuqi të pagës minimale u hap rruga që të rritet paga minimale pas 13 vjetësh. Niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë punë të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale në këtë mandat qeverisës”, ka thënë Kurti.