19:35 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Murati: Pako veçse është miratu, seanca e PDK-së vetëm një draft-rezolutë me një listë dëshirash

Deputeti nga radhët e VV-së, Hekuran Murati, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se pakoja me masat për të ndihmuar ekonominë dhe të prekurit nga COVID9 tashmë është miratuar nga Qeveria dhe veçse ka filluar zbatimi i saj.

Ndërsa ai thotë se seanca e PDK-së, është vetëm një listë dëshirash që s’ka asnjë efekt.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

Pakoja me masat per te ndihmuar ekonomine dhe te prekurit nga COVID-19 tashme eshte miratuar nga Qeveria dhe vecse ka filluar zbatimi i saj.

Ne seancen e se martes te thirrur nga PAN-i nuk do te miratohet kurrfare pako per COVID-19, sepse nje gje e tille as qe eshte ne rend dite.

E vetmja pike e rendit te dites ne seancen e jashtezakonshme te se martes eshte vetem nje draft-rezolute me nje liste deshirash, e cila nuk ka asnje efekt juridik.

Besoj u kujtohet nje rezolute e ngjashme e miratuar para 2 viteve per shtesat e femijeve. Edhe pako e PAN-it ka efektin e njejte juridik.

Andaj eshte mire qe te mos dezinformohet publiku.

Deputetet e opozites ben mire qe te ndjekin shembujt e shumte te deputeteve opozitare anembane botes, te cilet po lene anash te gjitha dallimet dhe garat politike dhe po e vendosin shendetin e qytetareve si prioritet.