Murati: Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale!

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për pagën minimale.
“Projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale kaloi sot në lexim të parë.
Pas 11 viteve stagnim, më në fund do të kemi rritjen e pagës minimale që ndihmon:
mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat që aktualisht punojnë për pagë nën 264 euro.
mbi 380 mijë të punësuar të cilët marrin më shumë pagë neto sepse hiqet tatimi për 250 eurot e para të pagës”. /Indeksonline/