75 Mall Live Search
11:13 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

Murati: PDK, LDK e AAK duan ta përmbysin rezultatin e 9 shkurtit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, po përgatiten për ta ndryshuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për të formuar qeveri në koalicion me Listën Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka deklaruar se këto parti po “premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bashkohen për ta rrëzuar qeverinë”.

Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën e ka cilësuar si “argat” të ish-opozitës, pasi, sipas tij, po e mban Kuvendin të bllokuar tash e një muaj.

Murati thekson se këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për qeverisjen komunale, por do të përcaktojnë edhe përbërjen dhe drejtimin e ardhshëm të qeverisë së Kosovës.

“Do të vendoset nëse do të kemi një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë, derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione për ta sabotuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.