Murati për formimin e qeverisë: Vlen ajo që e ka thënë kryeministri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i pyetur në lidhje me mundësinë e një kompromisi nga VV-ja për formimin e qeverisë, ka dhënë përgjigjen e njëjtë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve e konstituimin e Kuvendit.
“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë”, u shpreh Murati, pas një konference për media me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.