75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 27 Qershor 2023 / MSH

Murati për inflacionin nga marzha e fitimit të korporatave: Opozita që mbron interesat e tregtarëve po bllokon Ligjin për Çmimet Tavan

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se indikacionin kryesor të inflacionit, e që sipas tij është rritja e marzhës së fitimit nga korporatat, po konfirmohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai ka publikuar të dhënat e FMN-së, duke thënë se këtë gjë ka qenë duke e thënë edhe Qeveria tash e një kohë.

Zgjidhja e këtij problemi është Ligji për Çmimet Tavan, e që sipas Muratit po pengohet nga opozita.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit, po e konfirmon FMN.

Këtë e kemi thënë edhe ne tash e sa kohë.

Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar.

May be a graphic of text that says 'Inflation drivers Corporate profits now account for nearly half of all euro area inflation. Contribution to annual change in consumption deflator (percentage points) Profits Labor costs Taxes 8 Import prices 6 4 2 -2 -4 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Sources: Eurostat, OECD, IMF staff calculations. Notes: Profits labor costs, and taxes refer to the total contributions from their nominal values per unit real value added summed up from sectoral level, and import prices refers to the contribution from foreign value added. See Hansen, Toscani, and Zhou (2023) for details. 2022 2023 IMF'