75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Z S

Murati përdor ChatGPT, i ofron disa shembuj për qeveri tranzicioni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale.

Ai përmes një shkrimi u shpreh se ”Qeveritë tranzicionale” bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta.

‘“Qeveritë tranzicionale” bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta, kur ka kolaps të sistemit politik (revolucion), kur ka zgjedhje me rezultat të kontestuar, apo kur vendi gjendet në situatë të kryengritjes ose luftës civile. Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ajo çfarë po i mungon aktualisht Republikës së Kosovës është Kuvendi i konstituuar, proces që po bllokohet nga opozita, ka shtuar ai.

Murati në fund ka ofruar disa shembuj të “qeverive tranzicionale” që ofron ChatGPT./Indeksonline/