Murati: Përfundon shqyrtimi i amendamenteve për Projektligjin e Buxhetit

Pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kthehen sërish në sallë, për të zhvilluar pjesën e mbetur të seancës së jashtëzakonshme lidhur me buxhetin.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka deklaruar se Komisioni për Buxhet dhe Transfere në këto orë të vona ka përfunduar shqyrtimin e amendamenteve për Projektligjin e Buxhetit, raporton Indeksonline.
Sipas tij, shumë shpejt, Republika do ta ketë buxhetin dhe Qeveria resurset e nevojshme për t’u përballur me pandeminë./Indeksonline/