75 Mall Live Search
18:14 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Murati përkujton heronjtë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kryetar i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati, me rastin e 30 vjetorit të rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ka thënë se shumë objektiva janë arritur që nga ajo kohë, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se ecja në rrugën që e kanë shtruar dëshmorët është më e sigurta për të arritur objektivat e reja.

“Sot u bënë 30 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Shumë objektiva janë arritur prej atëherë dhe shumë na mbeten për t’u arritur. Ecja në rrugën që na e kanë shtruar dëshmorët, ajo e përkushtimit ndaj atdheut, është më e sigurta për të arritur ato objektiva. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit”./Indeksonline/