75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Murati: Propozimi ynë edhe këtë herë është Albulena Haxhiu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, para vazhdimit të seancës konstituive tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish  kandidate e VV-së për kryeparlamentare.  Ai bëri thirrje edhe për zhbllokimin e situatës së krijuar.

“Ngjashëm me ditën e bukur të sotit do të kemi edhe një rezultat të kënaqshëm në kuvend, në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohet institucionet, konstituohet kuvendi. Albulena Haxhiu është sërish kandidate e propozuar. Ftoj, ose lus të gjitha partitë që janë pjesëmarëse në Kuvend, që me votat e tyre të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në konsistuimin e Kuvendit”, tha Murati para mediave.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të tetën herë radhazi, në tentim që të konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.