21:21 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Murati: Sot është realizuar pagesa më e madhe ndonjëherë

hekuran murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është kryer pagesa më e madhe ndonjëherë.

Bëhet fjalë për pagesën e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria, raporton Indeksonline.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati./Indeksonline/