07:34 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Murati sot viziton Portin e Durrësit

hekuran murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot në orën 12 do ta vizitojë portin e Durrësit së bashku me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Ministrat do të shoqërohen nga drejtorët e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu dhe asaj të Shqipërisë, Genti Gazheli.

Në ora 12:30 ministrat do të mbajnë konferencë për medie.