75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / L K

Murati takohet më ministrin e Financave të Armenisë

Gjatë qëndrimit në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati u prit sot në një takim nga ministri i Financave të Armenisë,  Vahe Hovhannisyan.

Përgjatë këtij takimi, të dy ministrat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e raporteve marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve. U diskutua edhe për mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.

Gjithashtu, ministri Murati shfrytëzoi rastin të falenderojë ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve.