75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 17 Shtator 2024 / L K

Murati takon deputetët e Parlamentit gjerman, biseduan rreth situatës ekonomike të vendit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati, priti sot në takim deputetët e Komisionit për çështje të punës dhe sociale të Parlamentit gjerman.

Takimi u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks të veçantë në fushën e punësimit. Ministri Murati e njoftoi komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër arritjet kryesore në këtë fushë.

Tutje, deputetët gjermanë u njoftuan edhe për proceset që nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës e kështu me radhë.

Së fundmi, ministri dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, si edhe shkëmbimin e praktikave më të mira midis dy vendeve.