75 Mall Live Search
15:04 / E Premte, 25 Gusht 2023 / S Z

Murati tha se do të merren masa ndaj tyre, ja çfarë thonë naftëtarët

Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të merren masa ndaj kompanive,  të cilat nuk po i  respektojnë  çmimet e  derivatëve të naftës, të përcaktuara nga Qeveria.

“MINT ka marrë një vendim sa i përket caktimit të marzhave maksimale. Ka disa kompani që nuk i kanë respektuar dhe janë në procedura të mëtejme. MINT normalisht që do të marrë masa ndaj atyre kompanive”, ka thënë Murati.

Por kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline” se  nuk ka informata që ka ndonjë rast që nuk po respektohet vendimi i qeverisë, sa i përket çmimit të derivateve të naftës.

“Sa i përket vendimit të ministrisë,  vendimi sipas informatave  që kam, është duke u respektuar. Dhe se duhet të respektohet çdo vendim qe vjen nga Qeveria. Vendimi parasheh  12 cent marzha e fitimit për pikat e karburantit me pakicë dhe 2 cent marzha e fitimit per import”, ka thënë Berjani.

Ndërsa sa i përket çmimit të derivateve të natfës, Berjani ka pohuar se ato vazhdojnë të mbeten me të lirat në rajon, përveç Maqedonisë Veriore.

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer  me çmimet më të lira në regjion, perveç Maqedonisë Veriore,  e cila e ka dieselin më të ulët se ne, sepse e ka akcizën e dieselit për 22 cent më të ulët. Por benzina është e njëjtë si tek ne”, ka thënë Berjani.

Sipas tij çmimet e derivateve në Kosovë sillen për diesel nga 1.42 cent deri 1.49 cent. Ndërsa benzina nga 1.42 cent deri 1.48 cent.

Shqipëria:  Diesel  1.89 cent, ndërsa  benzina  1.90 cent.

Serbia: Dieseli  1.69 cent, ndërsa Benzina 1.79 cent.