Murati thirrje opozitës: Respektoni Kushtetutën, zhbllokoni procesin e konstituimit të Kuvendit

Ministri i Financave në dorëheqje, Hekuran Murati, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta propozonte emrin për kryeparlamentar atëherë do të quhej bllokuese e procesit.
Ai ka shkruar në Facebook se kryeparlamentari i takon partisë së parë, rrjedhimisht shton se kushdo që është zgjedhur deputet është i denjë për një pozitë të tillë.
Sipas tij, interpretimi dhe qëndrimi i opozitës, pashmangshëm do ta çonte Kuvendin në një bllokadë tjetër, të patejkalueshme.
Postimi i plotë: