75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / MSH

Murati thotë se ka rënë çmimi i grurit dhe vajit ushqimor: Qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë sepse…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se çmimi i grurit dhe vajit ushqimor ka rënë në bursat ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.

Me statistikat e publikuara, Murati thotë se çmimi i këtyre dy produkteve esenciale ka rënë aty ku ishte para pandemisë, por që qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, për shkak se opozita ka bllokuar Ligjin për çmime tavan, në Gjykatë Kushtetuese.

“Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. E njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë (foto 2).

Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese”, shkroi Murati në Facebook.

May be an image of text
May be an image of text