75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / AR

Murati u uron mirëseardhje bashkatdhetarëve: Prej sot, s’ka nevojë për pagesë për policën kufitare

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se prej sot mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare.

Ai u shpreh se, me marrëveshjen mes BQK-së dhe BKS-së, ku Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%, do të kursehen mbi 3 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt. Mirësevini bashkatdhetarë!