Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet!

Deputeti i VV-së dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai është shprehur se votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën.
Postimi i plotë:
1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.
2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.
3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.
Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.
S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë.