75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 01 Maj 2025 / H F

Murati-VV për kryeparlametarin: Ne kemi bërë propozimin tonë, uroj të ketë reflektim nga partitë e tjera

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati  para vazhdimit të nëntë të seancës konstituive bëri të qartë se Vetëvendosje nuk do të heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

 “Ne kemi bërë propozimin tonë, kemi kryer obligimin kushtetues. Ne kemi bërë edhe hapa tutje me ftesën e kryeministrit Kurti, drejtuar udhëheqësve të dy subjekteve të tjera, të cilat janë në radhë në bazë të deputetëve. Kushtetuta e parasheh që tri partive të mëdha u takon edhe pozita e nënkryetarit. Që të kemi një koncensus për të gjithë emrat, që të mos kemi bllokadë pas bllokade ideja ka qenë që të ketë një dakordim për të gjithë kandidatët e kryesisë së Kuvendit . Shpresoj dhe uroj që sot pas përgjigjes pozitive të PDK-së të ketë pasur reflektim. Gradualisht po qartëssohet se kush po bën bllokada. Refuzimi edhe për të diskutuar për temën është mjaft i qartë”, tha Murati.