Muri i ”tradhton” Capital T dhe Adrolën, iu gëzuan bashkë fitores së Kosovës mbrëmë (Foto)

Kosova mbrëmë shënoi fitore kundër Suedisë, golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës.
E këtij gëzimi të madh iu bashkuan edhe shumë VIP-a, ku në rrjetet sociale shfaqën lumturi e shumë krenari.
Një ndër ta ishte edhe çifti, Capital T dhe Adrola Dushi, shkruan IndeksOnline.
Dyshja shihet se kanë ndjekur së bashku ndeshjen, në Instagram ata postuan foto duke shikuar duelin nga televizori, ku shihet se muri i ka ”tradhtuar” dhe ka zbuluar se çifti ishin bashkë mbrëmë. /IndeksOnline/
Foto:

