16:53 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Muri kinez i Barcelonës” që ka emrin Samuel Umtiti (Video)

Ata që po shohin sukseset e Barcelonës, po shohin edhe një mbrojtës të pakalueshëm. Samuel Umtiti është fenomeni francez që është shëndrruar në një mur gjigant të pathyeshëm në mbrojtje.

Ndeshja e djeshme ndaj Valencias ishte vetëm një nga ato që Umtiti paralajmëroi kundërshtarët se është fort zor ta kalosh atë. Paraqitja e tij ishte vërtetë briliante dhe mori duartrokitje edhe nga publiku.

Skuadra e Barcelonës ka zbuluar se Umtiti është lojtari më punëtor në stërvitje dhe më i pargatituri fizikisht pas Paulinhos./Indeksonline/