75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 22 Korrik 2022 / A. M.

Muri Kombëtar i Memorialit të Covid-19, propozohet të vendoset edhe në QKUK!

Imer Shehu nga Kosova, është një nga vullnetarët e parë që i është nënshtruar testit kundër Covid – 19 në Britaninë e Madhe.

Shehu, i cili po qëndron në Kosovë për pushime, ka dhënë një ide brilante.

Ai ka marrë një model të anglezëve që në Qendrën Klinikeve Universitare të Kosovës (QKUK) të vendoset një obelisk që kujton të vdekur nga Covid-19.

No description available.

Një model të tillë, Shehu thotë se e ka realizuar Londra zyrtare.

Kujtojmë se Muri Kombëtar i Memorialit Covid në Londër është një mural publik i pikturuar nga vullnetarë për të përkujtuar viktimat e pandemisë COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Një pjesë e Murit Kombëtar të Përkujtimit të Covid në Londër

Filloi në mars 2021 dhe shtrihet përgjatë Bregut Jugor të lumit Thames , përballë Pallatit të Westminsterit. /Indeksonline/

Fran Hall at the National Covid Memorial Wall
One of the plaques identifying the National Covid Memorial Wall
A red rose stuck to the wall with its stem within a small bag filled with water
covid memorial wall