Muriç e pëson në minutat e fundit, Lazio i merr tre pikët ndaj Sassuolos
Lazio arriti një fitore të vështirë në “Olimpico”.
Ata mposhtën Sassuolon e Aro Muriç, me rezultat 2-1 duke arritur fitoren e parë pas 5 ndeshjeve pa fitore.
Golat për Lazion i shënoi Daniel Maldini dhe Adam Marushiq, i cili parabulloi portierin tonë në minutat e fundit.
Ndërsa të vetmin për mysafirët e shënoi Armand Lauriente.
Kjo fitore e Lazios, i ngrit ata në pozitën e 10-të me 37 pikë duke i afruar për një pikë kundërshtarëve të sotëm./IndeksOnline/

