08:57 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Muric edhe te Willem si zëvendësues?

Arijanet Muriqi dje gjatë ditës së fundit të afatit të transferimeve bëri një lëvizje të befasishme.

Portieri i Kombëtares së Kosovës u transferua mbrëmë në ekipin nga Holanda, Willem ll, shkruan IndeksOnline.

Ky transferim ndodhi për shkak se portieri i parë, Robbin Ruiter, është i lënduar nga muaji janar – dhe duket se edhe te skuadra holandeze, ashtu si te Girona, Muriqi do të jetë portieri i dytë.

“Për shkak të mungesës së Ruiterit, kjo ishte arsyeja pse ne duhej t’i përgjigjeshim situatës që ishte krijuar dhe morëm Aronin me qira deri në fund të këtij sezoni”, tha drejtori sportiv – Jors Mathijsen.

Kujtojmë se Muriwi ishte te Girona në La Liga B, por që s’kishte mjaftueshëm minuta për ta treguar veten./IndeksOnline/