75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 08 Shtator 2024 / Gj. Sh

Muric flet pas skandalit: Vendimi s’ishte aspak i drejtë, llafet që qarkullojnë s’janë të vërteta

Arianet Muric është deklaruar rreth skandalit të fundit, ku është përjashtuar nga grumbullimi me Kosobvën, pasi kishte frekuentuar diskotekat e kryeqytetit dhe ishte kthyer në hotel pas mesnate.

Portieri i Ipswichit, në një deklaratë për Klan Kosova i ka mohuar këto lajme, duke thënë se janë të pavërteta dhe se vendimi i trajnerit Foda dhe FFK-së nuk ishte i drejtë, shkruan IndeksOnline.

“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muric.

FFK-ja më herët kishte njoftuar se Edon Zhegrova, Arianet Muric dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi,  për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së./IndeksOnline/