75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 08 Gusht 2021 / A. A

Muric: Jam i lumtur që do të luaj me Balotellin

Arijanet Muric u zyrtarizua këtë javë si futbollist i Adana Demirspor.

Ai u transferua nga Manchester City në formë huazimi.

Portieri kosovar në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit turk theksoi që me kënaqësi e ka pranuar ofertën e Adana Demirspor.

“Në momentin që menaxheri më informoi për interesimin tuaj, e kam pranuar me kënaqësi. Zgjodha këtë klub sepse ka fansa të zjarrtë, qyteti më pëlqen shumë dhe shpresoj që të japim maksimumin. Jam i lumtur që do të luaj me emra të mëdhenjë si Balotelli e Belhanda” deklaroi Muric, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se Muric ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2024.

/Indeksonline/