Muriç ka shumë gjasë të debutoj të dielën ndaj Arsenalit në Premierligë
Portieri i Man City Ederson po përballet me një garë kundër kohës për përballjen e së dielës ndaj Arsenalit.
Braziliani mori një lëndime në gju në ndeshjën ndaj Newcastle dhe nuk u zëvendësua duke këmbëngulur të përfundoj ndeshjën për 90 minuta.

Ky mund të jetë një lajm shumë i mirë për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq, duke pasur parasysh edhe lëndimin e portierit të dytë Claudio Bravo.
Zgjedhja e vetme për Guardiolën është Muriç, ndërsa në orët në vazhdim mbetet të konfirmohet gjendja e Ederson edhe pse duket mjaft e vështirë për një rikthim. /IndeksOnline/
