75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / L A

Muric në formacionin e javës në Serie A, merr notën maksimale

Si çdo herë edhe këtë javë është publikuar formacioni i javës në Serie A.

Në këtë formacion është përfshirë edhe gardiani i portës së Kosovës, Aro Muric i cili ka zhvilluar një super paraqitje për Sassuolon.

Muric, po ashtu është vlerësuar me notën maksimale nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”.

Ky është formacioni i plotë:

Shpresojmë që forma e mirë e Aros të ndikojë pozitivisht edhe në Përfaqësuesen tonë, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./IndeksOnline/