23:13 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muric: “Ne vijmë prapë se prapë”

Portieri i Kombëtares së Kosovës Arijanet Muric, në rrjetin e tij social Instagram, ka dhënë një mesazh të madh dhe shumë shpresëdhënës për të gjithë tifozët ‘Dardanë’.

Muric ishte njëri nga më të dalluarit në ndeshjen kundër Çekisë, që u zhvillua mbrëmë në ‘Doosan Arena’, të Plzen, shkruan Indeksonline.

‘Gardiani’ i Kosovës është mjaftë aktiv në rrjetet e tij sociale, kështu që shpesh herë këto janë edhe deklarata e tij më të forta.

Së fundi ai ka postuar fotografi nën bluzën më të bukur në botë, atë të Kosovës ndërsa teksti i tij është në gjuhën e kundërshtarit tonë të ardhshëm.

/Indeksonline/.

View this post on Instagram

we go again and again ??

A post shared by Arijanet Muric (@aromuric49) on