Muriçi qëndron te Nottinghami, s’do të kthehet më te City

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç do të mbetet i huazuar në Nottingham Forest deri në fund të sezonit.
Guardiani nga Roazhaja edhe pse ka humbur vendin e titullarit, do të qëndrojë te dy herë kampionët e Evropës, shkruan Indeksonline.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Muriçi, do të qëndrojë te Nottinghami deri në verë dhe më pas nuk do të rikthehet më te Manchester City, por do të kërkojë një tjetër skuadër.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, Muriçi ka pasur oferta nga Anglia, Italia, Spanja, Portugalia dhe Danimarka. /IndeksOnline/