75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Murillo po bënte shaka se do të transferohej te Barca, por i doli realitet

Jason Murillo ka treguar se pse mori vendimin për transferimin te Barecelona. Ylli kolumbian ka thënë se këtë vendim e mori pasi ka dëgjuar për lëndimin e Umtitit.

“Kam dëgjuar për dëmtimin e Umtitit dhe i thashë me shaka agjentit tim se ndoshta Barca do të më merr mua. Kjo ishte si një shaka, por pas 20 ditësh më telefonoi agjenti dhe më tha se ekziston mundësia e nënshkrimit me Barcelonën.

Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me këtë skuadër. Synimi im është që të punojë për të siguruar një vend në formacionin bazë” ka thënë Murillo./Indeksonline/