75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Murillo: Shpresoj të jem te Barça për më shumë se 6 muaj

Ai ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tij të parë për Barcelonën, por mbrojtësi i huazuar, Jeison Murillo tashmë ka pohuar se dëshiron të mbetet te katalunasit më shumë se gjashtë muaj.

Kolumbiani ka arritur në ”Camp Nou” në një marrëveshje të përkohshme nga Valencia me opsionin e blerjes së plotë në verë për shumën e 25 milionë euro.

Të enjten, ai u prezantua para 1 mijë tifozëve në ”Camp Nou”, dhe Murillo tha se këto janë ditët më të mira të karrierës së tij, transmeton IndeksOnline.

”I falënderoj të gjithë që janë këtu”, tha ai.

”Kjo është një mundësi e rëndësishme për mua, është dera më e madhe që mund t’i hapet një futbollisti”.

”Është një ëndërr e bërë realitet, dhe kjo nënkupton shumë për mua”.

”Më duhet të punoj shumë që të përshtatem me skuadrën dhe pastaj trajneri mund t’i bëjë vendimet e tij”, tha Murillo në mes të tjerash./IndeksOnline/