08:37 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Muriqi bëhet futbollisti i parë nga Kosova me website personal

Vedat Muriqi përpos suksesit në fushën e sportit, po përkujdeset edhe për marrëdhenjet me publikun.

Sulmuesi prizrenas pasi u transferua nga Fenerbahce tek Lazio, është duke i dhënë shumë rëndësi rrjeteve sociale, Facebook, Twitter, Instagram etj.

Së fundi ai ka lansuar edhe web-faqen personale ‘Vedet-Muriqi.com’, shkruan Indeksonline.

26 vjeçari është bërë reprezentuesi i parë i Kosovës që hap faqe personale.

Ndër të tjera, aty shkruhet për biografinë e Muriqit që nga fillimet e tij në futboll e deri në ditët e sotme.

/Indeksonline/