75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Gj Sh

Muriqi beson në rezultat pozitiv ndaj Zvicrës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është paraqitur në Konferencë për media, para ndeshjes ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Ai deklaroi se duke njohur grupin por edhe kundërshtarin, beson se do të marrin rezultat pozitiv, ku do të dalin fitues, shkruan IndeksOnline.

“Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Kemi një ekip me lojtar të nivelit të lart dhe bazuar se nesër do të dalim fitues.

Fillova keq me të kuq, pastaj shënova ndaj Realit. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë, dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium”, ka deklaruar Muriqi.

Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet të premten, më 5 shtator, në Bazel, duke filluar nga ora 20:45./IndeksOnline/