“Muriqi dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve me Galatasarayin”
Ende vazhdon zhagitja e transferimit të Vedat Muriqit te Galatasarayi.
Kjo po ndodhë për arsye se ekipi i sulmuesit kosovar, Rizespor nuk po pajtohet me ofertën e gjigantit turk.
Megjithatë sipas mediumeve turke, presidenti i klubit, Hasan Kartel do të udhëtoj në Stamboll për të finalizuar marrëveshjen për Muriqin.
“Ai dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve me Galatasarayin” ka deklaruar Kartel.
Të interesuara për shërbimet e Muriqit kanë qenë shumë klube në mbarë Evropën. /Indeksonline/