75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e City-t paguajnë 26 autobusë për tifozët e tyre

Lojtarët e Manchester City-t kanë vendosur të shpërblejnë tifozët e tyre pas përkrahjes së madhe që i ka dhënë gjatë këtij viti.

Ata kanë vendosur të sigurojnë të paktën 26 autobusë (një për çdo lojtar të ekipit, me mundësinë për të kërkuar më shumë) në mënyrë që tifozët të shkojnë falas në Londër për të ndjekur finalen e Kupës së Anglisë kundër Watford-it.

Kapiteni i “Qytetarëve”, Vincent Kompany, e ka shpjeguar me këto fjalë këtë nismë: “Mbështetja e publikut tonë ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit. Nuk është e lehtë të udhëtosh për të qenë i pranishëm në çdo ndeshje dhe është një gjë që ne e vlerësojmë shumë”.

“Edhe pse rezultati i së mërkurës (Tottenham i ka eliminuar nga Champions) nuk ka qenë ai që shpresonim, ka qenë me të vërtetë e veçantë të dëgjonim mbështetjen e tifozëve tanë për 90 minuta. Kemi akoma shumë për çfarë të luftojmë në këtë sezon dhe kjo është mënyra jonë për t’ju falënderuar”. /IndeksOnline/