Muriqi dhe Immobile pritet të luajnë së bashku në takimin ndaj Dortmundit

Vedat Muriqi ende është në pritje për të luajtur te Lazio nën urdhërat e tajnerit Simone Inzaghi.
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi, i cili u shërua nga koronavirus dhe ka stërvitur i vetëm gjatë gjithë kohës te Lazio, i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit të skuadrës italiane se është gati për lojë, shkruan IndeksOnline
Gazeta e njohur italiane “Corriere Dello Sport” shkruante se trajneri italian po kërkonte formulën për të luajtur me Muriqin dhe Immobile në sulm.
Kështu, duke se Muriqi do të jetë pjesë e planeve të teknikut Inzaghi me tu u rikthyer nga lëndimi.
Skuadra e Lazios që përballet me Borussia Dortmund në 20 tetor në grupin F të Ligës së Kampionëve e detyron trajnerin Inzaghi të vendosë dyshen Immobıle-Muriqi në fushë.