Muriqi dhe Mbappe sonte në aksion, dyshja synojnë sa më shumë gola për çmimin “Pichichi”
Skuadra e Mallorcas dhe ajo e Real Madridit sonte luajnë ndeshjet e javës së 33-të në La Liga.
Mallorca ku luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi dhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla do të luajnë ndaj Valencias, shkruan Indeksonline
Muriqi synon gola për ta kaluar Mbappen në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga.

Kurse Real Madridi i Kylian Mbappe luan nga ora 21:30 kundër Alavesit.
Kujtojmë që Mbappe ka shënuar 23 gola, kurse Muriqi 21 gola./Indeksonline/

