75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / A. A

Muriqi ‘diss’ Ronaldos, freskohet me Coca-Cola

Mediumet italiane raportojnë përditë për largimin e Vedat Muriqit nga Lazio, por kjo nuk po e shqetëson sulmuesin kosovar.

Ai shijon pushimin veror në bregdetin e Turqisë.

Bashkëshortja e Muriqit, ka postuar një video ku 26 vjeçari shihet duke u freskuar me pijen Coca-Cola.

Pas pak ditësh, Muriqi do të kthehet në Lazio dhe mbetet të shihet a do të largohet nga ekipi italian këtë verë.